Taulant Balla kapet “mat” në Kuvend, çfarë po diskuton me deputeten e PDIU-së?

507
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është parë disi i shqetësuar sot në sallën e Kuvendit. Një herë fliste në telefon e pastaj me Saimir Tahirin, ndërsa në një moment tjetër është parë të bisedojë me deputeten e re të PDIU-së, Reme Lala.
Nuk dihet nëse Balla po negocion me të për të mbledhur sa më shumë vota, por ndërsa “fati” i Saimir Tahirti është sot temë dite, dyshimet mbeten të mëdha.
Vetë Saimir Tahiri e ka braktisur tashmë Kuvendin dhe me sa duket vendimin e kolegëve deputetë do ta presë jashtë asaj salle.
Sigal