‘Taksa e sheshtë më e ulët se 9%’, Kryemadhi: Ka një konsensus për koncesionet, do të anulohen

349
Sigal

E ftuar në një studio televizive  kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, që deklaroi se koalicion zgjedhor LSI mund të bënte vetëm me PD, tha edhe se taksa e sheshtë për të mund të ulet edhe më poshtë se 9%.

Ajo po ashtu tha se ka një konsensus me PD për anulimin e koncensioneve.

Kryemadhi, do të votoni ju taksën e sheshtë 9% që tha PD-ja?

Kryemadhi: Për mua le të jetë edhe më e ulët taksa 9%, sepse nëse ti do të ulësh taksën do të krijosh një lehtësim dhe çtensionim të biznesit.
Fevziu: Po ku do të gjenden paratë që do të vijnë për t’u investuar?
Kryemadhi: Sepse që të investohen paratë duhet të krijosh garanci.
Kikia: A ka një dakordësi se çfarë do të bëhet me koncensionet?
Kryemadhi: Sigurisht që ka dakordësi për koncensionet, të gjitha do të anulohen.
Fevziu: Si do të anulohen? Ato shkojnë në gjyq ndërkombëtar.
Kikia: Kështu tha edhe Rama kur ishte në opozitë.
Fevziu: Ato zgjidhen në Arbitrazhin e Vienës, kjo e fundit nuk njeh vullnet politik, njeh ligj. Ka votuar Parlamenti Shqiptar, nuk e njeh ngjyrën e Parlamentit.
Kryemadhi: Çdo koncension që është dhënë, është dhënë edhe me një garanci. Sepse, koncensioni i sterilizimit, të mjeteve operatore të shëndetësisë, është dhënë përballë numrit të operacioneve që ka marrë përsipër dhe që ka një plan pune QSUT-ja. Cili koncension, duke filluar që nga ‘Check-up’, ‘Sterilizimi’, vazhdojmë pastaj me laboratorët sot, sepse një nga problemet që ka sot, është sepse do të privatizojë laboratorët, prandaj nuk bëri testimin e shqiptarëve për COVID-19. Vazhdojmë te rrugët e shumë gjëra të tjera të cilat, mjafton që po të kesh dëshirën e mirë për t’i parë do të shikoni që të gjitha koncensionet… që në momentin që i ka miratuar pastaj se një pjesë janë pa Parlament, pjesa tjetër që është në Parlament asnjëri nga koncensionarët nuk e ka zbatuar koncensionin dhe mua automatikisht ky koncension më bie dhe nuk ka arbitrazh t’ju japë të drejtë.