Takimi Rama-Basha, Topalli: Çështjet nuk zgjidhen se takohen dy persona

469
Sigal

Për ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ngërçin e e krijuar mes palëve për reformën në drejtësi nuk mund ta zgjidhë një takim Rama-Basha. Sipas saj, zgjidhja duhet të kërkohet brenda Parlamentit me një vullnet të qartë politik.

“Nuk është pyetje për mua, as nuk kam parë në vende të tjera që një çështje e tillë të shtrohet në politikë apo media, do të takohen dy kryetarët e partive të kryesore apo jo? Në një jetë normale parlamentare ato mund të takohen, por çështjet zgjidhen në parlament, jo jashtë parlamentit. Një vend që nuk ka asgjë nga normalja, duke filluar nga qeverisja, listat e deputetëve në parlament, nga jeta ekonomike me vështirësi të shumëfishuara, sigurisht që kjo përbën lajm por nuk është një çështje të cilës nuk mund t’i përgjigjem unë. As nuk mendoj se çështjet zgjidhen për shkak se po takohen dy persona. Çështjet zgjidhen kur ka një vullnet të fortë politik për ti shërbyer vendit dhe interesit publik. Por nëse i shërben karriges sigurisht qëas nuk mendon për papunësinë, ikjen e investitorëve të huaj, as për problemet ekonomike, sociale, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria”.