Takimi për Guvernatorin, Meta: Besoj te përgjegjshmëria e Nishanit

458
Sigal

TIRANE – Një ditë pasi kreu i shtetit Bujar Nishani në një intervistë për mediat theksoi se është Presidenti i Republikës autoriteti i vetëm kushtetues që propozon emrin e ri në të kundërt procesi mund të futet në ngërç , kryetari i Parlamentit Ilir Meta tha se beson se Presidenti nuk do ta shkel Kushtetutën dhe do të veprojë me përgjegjeshmëri

“Pa asnjë diskutim që Presidenti ka të drejtën e tij të përmbushë të gjitha detyrimet kushtetuese dhe unë shpresoj edhe besoj që këtë gjë do ta bëjë në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme”, deklaroi Meta

Një ditë para takimit me Presidentin Nishani, kreu i Kuvendit tha se ftesa ka ardhur nga vet Nishani. 

“Takimi nuk është kërkuar nga unë, është kërkuar nga institucioni i Presidentit. Unë do të shkoj nesër me dëshirën më të mirë për të patur një shkëmbim mendimesh sa më konstruktiv për çdo çështje që do të ngrejë Presidenti”, theksoi Meta.

Meta u ndal edhe tek opozita se cilës i bëri apel për rikthim në Parlamnet, ndërsa shtoi se Kuvendi do të luaj rol kyç në reformën e drejtesisë.  

“Së pari nuk duhet humbur shpresa se opozita nuk do të rikthehet në Parlament, sepse Parlamenti është vendi i përfaqësuesve të gjithë qytetarëve dhe opozita ka vendin e saj të padiskutueshëm dhe të pazëvendësueshëm. Padyshim që Parlamenti duhet të luajë një rol kyç për reformën në drejtësi, ashtu sikurse ka luajtur dhe do të luajë rol në çdo reformë të rëndësishme sepse çdo reformë kalon përmes Parlamentit. Të gjithë e dinë që ne jemi një Republikë parlamentare. Dhe për opozitën vend më të mire për të thënë fjalën e saj dhe për të dhënë idetë e saj se sa Parlamenti nuk mund të ketë”, tha kreu i Kuvendit.