Takimi me Presidentin e grupit parlamentar të EPP/ Berisha: Diskutuam për bashkëpunimin miqësor midis PD dhe Forza Italia

Kreu i partisë demokratike, Sali Berisha përmes një psotimi në Facebook ka ndarë pamje nga takimi me zv/Presidentin e grupit parlamentar të EPP, deputetin e Forza Italia, Massimiliano Salini, në Milano.

‘Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia, si dhe e njoha z. Salini me zhvillimet politike në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, në të cilin Edi Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e mafies’– shkruan Berisha.

NOA

Postimi i plotë:

Takim me zv/Presidentin e grupit parlamentar të EPP, deputetin, Massimiliano Salini.

Të dashur miq, në Milano pata një takim të veçantë me zv/Presidentin e grupit parlamentar të

EPP, deputetin e Forza Italia, Massimiliano Salini.

Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia, si dhe e njoha z. Salini me zhvillimet politike në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, në të cilin Edi Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e mafies.

Ai, me drejtësinë e tij politike, ka burgosur dhe përsekutuar liderët e tre partive politike opozitare, ka marrë mandatet e përfaqësuesve të opozitës dhe, me korrupsionin e tij, ka dëbuar në

10 vite 45% të shqiptarëve nga Shqipëria.

Në takim diskutuam për bashkëpunimin tonë në kuadrin e EPP. Takimi ishte i hapur. SB