Takimi – ‘Drejtësia’, Lu: Me mbështetjen e Metës, do realizohet kjo reformë

531
Ambasadori amerikan Donald Lu është angazhuar të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi.
Në njoftimin e bërë publik nga Ambasada amerikane në faqen zyrtare në fb, thuhet se
Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan sot një takim pozitiv sot.
Ambasada e SHBA thotë se ka besim të madh që me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit.
Sigal