Pse nuk ishte në dijeni ambasada amerikane?
Edi Rama: Unë nuk lajmëroj ambasadën amerikane kur takoj amerikanë. Janë zyrtarët që duhet t’i lajmërojnë ose jo.
Pse kryeministri shqiptar duhet të takojë një agjent të FBI në prani të njerëzve që nuk janë pjesë e qeverisë?
Kam takuar një zyrtar të lartë të FBI, do takoja çdo zyrtar sa herë që të më jepej mundësia, unë kam takuar edhe Presidentin e SHBA-ve dhe fakti që ai mund të vihet nën hetim, nuk ka lidhje me mua. Por jetojmë në një pjesë të botës ku merremi me kë takove pse takove. Por jo se cfcraë fole e çfarë të tha. Kam bërë shumë mirë që e kam takuar.
Prania e njerëzve të tjerë…
Kjo është absurde, Më vjen keq për ju sepse jeni pjesë e ndërmarrjejeve që përfaqësoni dhe ju kuptoj…
Jo ne nuk po…Ne lexojmë aktpadinë ku ju përmendeni, nuk po e shpikim këtë gjë
Të lutem të dhashë përgjigje. Në akt padinë nuk ka asgjë që lidhet me mua përveçse u takua këtu apo atje
Ka informacione që kanë dalë nga zyra juaj. Takimet janë shoqëruar dhe me fatura
Në çfarë gjuhe e lexuat? Mësoni më mirë anglisht. Jo se s’kam unë asnjë shqetësim për këtë çështje, por drejtësia amerikane që ka ngritur akuzë për konflikt interesi për marrjen e një borxhi nga një shok nga Tropoja, që jeton bashkë me të.
Që ka darkuar me ju
Unë kam darkuar dhe me një person non-grata, kam takuar në Strasburg me një person të shpallur non-grata.
Do lejoni ngritjen e një komisioni hetimor?
Për çfarë? Kjo çështje është hetuar nga drejtësia amerikane. Do hetohen fantazitë e shfrenuara.
Të hetohet nëse ka pasur gisht maxhoranca në hetimin për lobimin e Opozitës
Ka një gjykatë në Amerikë, nëse ju mendoni se kjo kontestohet nga foltorja, është zgjedhja juaj, unë nuk kam asnjë polemikë për të bërë. Unë u them njerëzve, kjo është pasqyra e të vërtetës. Njerëzit zgjedhin. Njerëzit zgjedhin edhe të besojnë që një oligark rus ka ardhur në Karavasta për të bërë fitime me shegë e luleshtrydhe.