Takim Rama – Donald Lu, i pranishëm edhe ministri Saimir Tahiri

432
TIRANË – E hëna ka nisur me një axhendë të ngjeshur takimesh për kryeministrin Edi Rama. Paraditen e sotme ai është takuar me kryediplomatin amerikan në Tiranë Donald Lu, ku shoqërohej nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
Burime zyrtare nga kryeministria thanë se takimi është mbajtur pak ditë përpara vizitës disaditore që kreu i qeverisë do të zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të enjten Rama do të marrë pjesë në ‘World Leadership Forum’, në New York, një event i organizuar nga Shoqata për Politikë të Jashtme. Ndërsa të premten, më 25 shtator Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila këtë vit do të jetë e përqendruar në çështjet e zhvillimit të Qëndrueshëm. 
Gjithashtu shefi i mazhorances shqiptare pritet të marrë pjesë në eventin “Impakti i së ardhmës” që do të organizohet në datat 26-29 shtator në New York nga “Fondacioni Klinton”.
Kryeministri i Shqipërisë do të jetë njëri prej 1000 pjesmarrësve që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile.
Sigal