Takim me krerët e rretheve për të larguar kryeministrin prokuror. Padi ndaj Kryeparlamentarit Ruçi

653
PD padit Gramoz Ruçin për shpërdorim detyre
Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Gardën e Republikës. Në padinë e dorëzuar nga grupi parlamentar demokrat në prokurorinë e Tiranës, Partia Demokratike akuzon kryeparlamentarin Ruçi dhe Gardën e Republikës për shpërdorim detyre, veprime arbitrare dhe dëmtime të tjera me dashje. Padia e Partisë Demokratike lidhet me ngjarjet e së hënës të ndodhura brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit gjatë protestës së opozitës kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të vendit.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi se ngjarjet e së hënës ndodhin në Kuvend. “Kam 27 vjet deputet në këtë parlament, kam qenë edhe në rolin e mazhorancës edhe opozitës. Kanë ndodhur shumë gjera, por tre gjëra nuk kanë ndodhur: E para asnjë opozita nuk ka tentuar që simpatizantët e tyre t’i kundërvihen me forcë policisë për të uzurpuar Parlamentit. E dyta, në asnjë rast nuk ka ndodhur që deputetët të përdorin violencë deri në tymuese dhe këpucë dhe e treta në asnjë rast nuk ka ndodhur dhunë ndaj deputetëve për t’u rrëmbyer kartat elektronik”, tha Ruçi. Duke shpjeguar mosarritjen e maxhorancës prej 71 vota në votim, Ruçi tha se dy nga firmëtarët dhe propozuesit e kryeprokurores, Arta Marku, nuk arritën të votonin për shkak të rrëmbimit të kartave. “Në Parlament të gatshëm ose të ekspozuar për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë, faktikisht në votim morën pjesë 73, pra 69 pro, 2 kundër, 2 abstenim. Pra nuk votuan 3 deputetë. Shtrohet pyetja pse? Nuk kishin mese të votonin, sepse iu ishte marrë karta. Në media është deklaruar se kandidatja për prokuror të përkohshëm ishte suport i dy deputetëve, Felaj dhe Manja. E dini që këtë dy deputetë nuk kanë votuar dhe këta kanë qenë firmëtarë për të mbështetur këtë kandidatë. A është normale kjo që dy deputetë që ishin firmëtarë nuk patën mundësinë të votonin”, tha Ruçi. Kryeparlamentari njoftoi gjithashtu se deputetët socialistë që kanë votuar me kartat e homologëve demokratë kanë bërë njoftim me shkrim pranë kuvendit, për pamundësinë e votimit, për shkak të mungesës së kartës. “Ishin tre deputetë që nuk votuan, nga ana tjetër ishin dy deputetë që përdorën kartat e kolegëve të tyre të krahut të djathtë. Këta nuk janë anonimë, janë konkretë dhe këtë e kanë deklaruar jo vetëm në rrugë informale por kanë depozituar në sekretarin e votimi dhe Kuvendit një deklaratë me shkrim që kemi përdorur këtë kartë për arsyen se mu privua e drejta e ushtrimit të kësaj të drejtë nëpërmjet kartës time elektornike. Pra për mua i gjithë votimi është normal dhe brenda standardeve”, tha Ruçi.
Paloka: Deputetët janë qëlluar me armë në Kuvend
Nënkryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike, Edi Paloka, iu përgjigj Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, sipas të cilit në Parlament nuk ka ndodhur ushtrim dhunë ndaj deputeteve në këto 27 vjet. “Në këto 27 vjet ka ndodhur që deputetë të opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda Parlamentit. Por si asnjëherë në këto 27 vjet, kriminelët, vrasës, trafikantë droge dhe prostitutash, u ngritën në piedestal si anëtarë të Parlamentit. Si asnjëherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u përdor për të bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshëm opozitës të drejtën e fjalës. Të gjitha këto kanë dhe më shumë se kaq kanë ndodhur sa herë vendi dhe Parlamenti është drejtuar nga partia e Gramoz Ruçit”, tha Paloka. 
Sigal