Tahiri: “Reforma në drejtësi sa më shpejt”, policia arreston, gjykata liron

427
Rastet e shumta të personave të arrestuar nga policia dhe të liruar më tej nga gjykatat, sipas ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, lindin nevojën urgjente për reformimin sa më shpejt të sistemit të drejtësisë. Nga Vlora, në fjalën e mbajtur gjatë analizës vjetore të punës së Policisë së qytetit bregdetar, Tahiri tha se prokuroria dhe gjykatat duhet të ndjekin të njëjtin ritëm si policia përballë luftës ndaj kriminalitetit dhe goditjes së tij me dënime të rënda. 
“Duhet që puna e policisë dhe më pas prokuroia dhe gjykatat të ndjekin të njëjtit ritëm. Do të thotë që të korruptuarit apo edhe ata që shkelin çdo ligj të marin dënimin e merituar. Kështu mund të sigurohet jeta”, – u shpreh ministri.
Tahiri shtoi në fjalën e tij se edhe armëmbajtja pa leje duhet të klasifikohet si vepër e rëndë e këtë ia ka kërkuar edhe ministrit të drejtësisë. Kjo sipas tij do shmangte shumë krime dhe shoqëria do ndihej më e sigurt.
Ministri Tahiri tha se viti 2015 shënoi rekorde historike në luftën kundër kriminalitetit, ku u shënua numri më i ulët i vrasjeve në 25 vitet e fundit. “Suksesi që kemi ndërtuar në 2015-ën kërkojmë ta rindertojmë edhe në vitet e ardhshme”, – tha kreu i Ministrisë së Brendshme.
Sigal