Tahiri prej 3 orësh në Prokurori Dëshmi edhe Rama me Frrokun

468
Sigal

Ora 13:15 Berisha: Nuk jam thirrur nga Prokuroria

Ora 12:35 Frroku në prokurori, i pari që njoftoi Doshin për atentatin
Deputeti i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me atentatin ndaj Doshit. Sipas dëshmisë që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi dha dje, ka qenë Frroku i cili e ka njoftuar i pari për planin e eliminimit fizik të tij. Po sipas Doshit, Mark Frroku e kishte mësuar planin nga Durim Bami,  i pretenduar prej tyre si vrasës me pagesë, dhe se më tej Frroku lidhi komunikimin mes Doshit dhe Bamit. Në të gjitha takimet e tjera, tha Doshi dje në Top Story, kam qenë vetëm me Bamin pa deputetit Frroku.

Ora 12:10 Mark Frroku pranon kërkesën e Prokurorisë për të dëshmuar
Burime nga prokuroria konfirmojnë se edhe deputeti i Partisë kristian-demokrate Mark Frroku ka pranuar ftesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë deklarimin e tij në prokurori. Sipas dëshmisë së Tom Doshit, Frroku është personi i parë që e ka lajmëruar deputetin e përjashtuar nga PS për një atentat të mundshëm ndaj tij. Po sipas deklaratave të Doshit, Frroku e kishte mësuar për atentatin ndaj Doshit dhe deputetit Fufi, përmes personit që pretendohet se është vrasësi me pagesë, Durim Bami, i cili deri më tani është i ndaluari i vetëm në Polici për akuzat publike që artikuloi Doshi pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

Ora 12:03 Mbërrin në Prokurori kryeministri Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me akuzat e Doshit për një atentat të mundshëm ndaj tijNdërkohë ministri Tahiri ende nuk ka përfunduar dëshminë e tij.

Ora 10:05 Mbërrin Tahiri në Prokurori 
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë deponimin e tij në lidhje me akuzat e deputetit Doshi se ndaj tij ka patur një komplot për ta eliminuar.