Tahiri-PD-së: Zaganit i bletë tokë në Orikum. Noka-Paloka ndërhyjnë nga vendi. Meta ndërpret seancën

438
Meta: Kujdes! Dekriminalizim do të thotë dhe të kemi dhe etikë
TIRANË-Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri mori fjalën në Kuvend duke reaguar rreth akuzave që PD ka artikuluar ndaj tij ditët e fundit. Por menjëherë ka reaguar nga vendi kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ndaj kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë 10 minuta pushim për seancën.
Tahiri: Sot është koha të bëjmë dallimin e thellë kush ishin dje dhe kush është sot.
(e ndërpret Paloka duke folur nga vendi)
Tahiri: Kur keni durim të dëgjoni atë që keni medemek dhe e mbani si kryetar partie, kini durim të dëgjoni dhe atë që flet në parlament.
E rëndësishme është se qeveria nuk i shmanget kurrë përgjegjësisë për t’i dhënë përgjigje cdo shpifjeje, kjo është histori e njohur për qytetarët shqiptarë dhe për votuesit dhe këtë punë ju e keni bërë në të kaluarën dhe nuk mendoni se meqë e bënit dhe ju kujtoni se e bëjmë dhe ne.
(Paloka ndërhyn sërish nga vendi)
Meta: Dekriminalizim do të thotë të kemi dhe etikë
Paloka sërish flet
Meta: Doni pushim, merrni pushim, 10 minuat pushim, qetësohuni dhe kthehemi në kuvend
Rinis seanca,
Tahiri: Barazia përpara ligjit është kusht themelor për të qeverisur këtë vend
Ndërhyn Flamur Noka
Meta: Pushoni. Mos e ndërprisni..
Tahiri: Si ka mundësi që zotëria që flet që ka qenë dhe ministër (Nokës), para se të jepte intervistën Dritan Zagani i ka falur tokë në Orikum Dritan Zaganit
Shpjegoni pse i keni falur tokë, pse i keni falur objekt, këtë polic që e keni nxjerrë në intervistë, ja ku e keni këtë vendim nr 515..
Sypeshkaqeni, që është bërë djalë i njohur dhe në Hollivud, djali i këtij këtu, që vrau 26 persona, për këto shpifje nuk keni shkuar kurrë në prokurori
Noka dhe Paloka janë cuar në këmbë
Meta: Nuk vazhdohet kështu seanca, 10 minuta të tjera pushim..
Ora 12:35: Rinis seanca
Meta: Ju lutem të ruajmë etikën dhe të respektojmë fjalën e ministrit, Të përfudnojë ai fjalën dhe më pas ju keni të drejtën tuaj të shpreheni
Tahiri: I nderuar kryetar, unë këti shpejgova dallimin mes mazhorancës dhe opozitës, dallimin dhe standardin qeverisës, ndërmjet qeverisjes dje dhe sot, e treta, sqarova se qeveria e kaluar, ky që bërtet këtu (i referohet Berishës), i them se atij oficerit të arratisur i kanë dhuruar tokë në Orikum me vendim qeverie, në fund të mandatit qeverisës ia dhuruan, dhe shpresoj t’i kenë mesuar dhe notin se mirë që ia blenë tokën buzë detit.
Ju folët për aviona me drogë. Po avioni u kap në bazë të një pune të rakorduar të policisë së Shqipërisë dhe asaj italiane, ky është standardi ynë ku në dallim nga qeveria e kaluar ku dhe atëhere ky është stadarti jonë.
Ky standard i dyfishtë është tregues i punës që bëjmë ne me atë që bëni ju dhe për të ngritur në nivel punën që bëjmë ne me atë që bënit ju dje ndaj Shqipëria vjet nuk ishte më vend origjine për kultivimin e lëndëve narkotike. Sot iu referuat një avioni tjetër në Itali, kam raportin e kuesturës italiane, avioni është nisur nga Torino për Lece, në rastin më të keq juajin i bie që të jetë përfshirë ministri i brendshëm italian dhe kryeministri italian. Por ky avion është nisur në nga Torino në Lece, c’punë ka këtu policia shqiptare njëherë. Nuk kam asnjë sekondë të vetme të harxhoj kohën këtu me ju, sepse kam shumë punë për të bërë. Por nëse dikush i del para punës së policisë do bëjë detyrën ligjore, do mbajë përgjegjësi. Tani shëndet dhe të mira dhe po ju lë të vazhdoni çkeni mësuar të bëni, atë që dini të bëni mëe mirë, shëndet.
Gjate gjithe fjales, deputetet e PD qendronin me kembe para foltores se Kuvendit ku po mbante fjalimin ministri Tahiri.
Sigal