Tahiri merr fjalën në Kuvend si ‘deputet i pavarur’, shpëton mandatin e tij edhe për 6 muaj

573
Saimir Tahiri humbi shansin këtë të enjte që të flsitë në senacnën plenare. Ish-ministri i Brendshëm nuk rrezikoi të mbante fjalë në Kuvend, pas situatës së tensionuar edhe pse ishte rregjistruar për të folur.
Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë në Parlament ai nuk do të flsite si pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por si deputet i pavarur. Por edhe pse nuk foli dot ai me ardhjen sot në kuvend shpëtoi mandatin e tij edhe për 6 muaj të tjerë.
Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali.
Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar. Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.


Sigal