Tahiri i shpëton qelisë, dënimi i tij me pesë vite burg konvertohet në shërbim prove

456
Sigal

Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shpallur fajtor  nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por i pafajshëm për dy akuzat e tjera të rënda, trafik ndërkombëtar droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Saimir Tahiri është dënuar me pesë vite burg, por nuk do të vuajë dënimin në qeli, pasi dënimi është konvertuar në tre vite shërbim prove, që do të thotë se ish ministri shpëton nga burgu dhe thjesht do të paraqitet tek oficeri i shërbimit të provës. Në këtë mënyrë, ish ministri shpëton nga qelia.

Trupi gjykues ishte i  përbërë nga gjyqtarët, Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Pas dhënies së vendimit, relativisht të lehtë për të,  Tahiri u shfaq mjaft i gëzuar përpara kamerave,  megjithatë e quajti procesin “një estradë”.

Pritet që edhe prokuroria, por edhe mbrojtja e Tahirit të aplelojnë vendimin