Tabaku nxjerr VIDEON: Si gënjeu Rama për rindërtimin e shkollave nga tërmeti

252
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer shqiptarët kur u premtoi se do të hapeshin shkollat e dëmtuara nga tërmeti që në nisje të këtij viti shkollor. Tabaku ka publikuar një video me premtimet e Ramës dhe Ahmetajt që rrëzon deklaratat e kryeministrit.

“Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin” – shkruan Tabaku.