Tabaku i përgjigjet Ramës dhe Veliajt: I keni kopjuar keq propozimet tona!

496
Sigal

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka folur në News24 për reagimin e dyfishtë ndaj saj të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Tabaku thotë se qeveria dhe autoritetet duhet të dalin në punë pasi u fshehën për 3 javë dhe mos merren me propagandë dhe fyerjet ndaj opozitës.

Po ashtu Tabaku thekson se opozita është e gatshme të kontribuojë me konsulencë por deri tani sipas saj qeveria ka kopjuar keq propozimet e PD.

”Nuk e bëj dot aktoren, se Veliaj e ka zanat këtë. Mendoja se po shkonte të shihte tenderat e betonizimit por ka gjetur kohë dhe të më dëgjojë. Unë nuk kam mllefin e tij. Ne monitorojmë situatën prej 3 muajsh dhe ka propozime të kopjuara keq. Në krye të punës mos bëjë propagandë por të ndihmojë qytetarët.

Rama mos t’i rriste qytetarëve tarifa dhe taksa, ujin dhe dritat. Veliaj mos 10- fishonte taksat për bizneset në Tiranë, të përpiqej të ndihmonte bizneset ndër vite. Nuk kanë nevojë pensionistët sot për shishe vaj por për mbështetje reale. Tirana ka më shumë mundësi. Koha për të ndihmuar shqiptarët dhe pa menduar për xhepat. Krahasoni çfarë rezultate arriti qeveria e PD dhe çfarë solli kjo. Mos harxho kohë kot me sulme, propagandë e mllefe. Dilni në punë se keni 3 javë që u fshehët dhe kur ne po drejtonim propozimet më vjen mirë që vonë arritët të na ndiqnit. Më vjen mirë që i merrni dhe i përdorni për njerëzit në nevojë.

Sa kohë ka qeveria që merret me reagimet tona. Le të ngrenë sytë dhe të shohin Kosovën. Çfarë propozimesh dhe vendimesh bën. 50% subvencione për biznesin. Në jetën time politike nuk jam përpjekur të sulmoj askënd por kam ndërtuar argumente. Kryeministrit i them gëzuar 11 vjetorin e Shqipërisë në NATO se të ishte për asnjë nuk do kishte asgjë. Të marrë edhe masat për buxhetin, të shohë ku mund të marrë fonde. Duhet që sot besoj për interesin e 3 milionë shqiptarëve është dita që Rama të jetë me ta dhe të ndihmojë. Sa i përket thyerjeve dhe sharjeve le të merret me mua dhe me opozitarë që bëjnë propzime le të merren sa të duan, populli për mua janë shqiptarët. Kjo gjuhë vjen ngaqë nuk heqin dorë nga kontratat koncesionare. Të mendojnë për interesin e tyre. Jemi gati të ofrojmë konsulencën tonë. Le ta lenë baltën për një ditë tjetër. Le të angazhojnë çdo burim të mundshëm në buxhetin e shtetit. T’i thërrasë arsyes dhe të ndihmojë bizneset, të rrisë konsumin dhe të japë likuiditetet në ekonomi. Të marrin shembullin e Kosovës dhe është shembulli më i mirë. Më vjen keq që nuk ulem dot në nivelin e fyerjeve të tij. Kam vetëm një kërkesë, sot të mendojmë për shqiptarët. Anulo koncesionet dhe jepja lekët shqiptarëve dhe bizneseve.”- tha Tabaku.