Superoperacion antidrogë, kapen 277 kg kanabis në Lece, skafistin shqiptar e prisnin 3 bashkëkombas në breg

504
Sigal

 Një tjetër operacion ndërkombëtar
antidrogë është zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.
Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me Policinë
shqiptare.

Në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe
është ndaluar dhe sekuestruar një skaf me një motor 125 kuaj-fuqi ku në bord
kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa.

Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë
katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa tre të tjerët
e prisnin në breg dhe konkretisht:

E.D, 39 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i skafit,

B.S, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali,

A.M, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali,

G.D, 39 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali.

Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë
Italiane janë shkëmbyer informacionet në kohë reale dhe po vijojnë procedurat
hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut
ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Një tjetër gomone e nisur nga
Shqipëria dhe e mbushur me drogë është kapur dje nga policia italiane. Mediat
italiane raportojnë se Guardia di Finanza e Salentos, pas sinjalizimeve te
marra nga policia shqiptare, ka kapur një gomone me 734 kilogramë kanabis
sativa.

Në pranga janë vënë dy persona, me
inicialet A.P 43 vjeç dhe G.S 39 vjeç. Gomonia kishte dy motorë prej 250 kuaj
fuçi dhe një tjetër motor në bord. Policia ka njoftuar se ata kishin tentuar të
arratiseshin për t’i shpëtuar kapjes, por nuk mundën. Droga që vinte nga
Shqipëria kapte vlerën e 7 mln euro në treg.