Sulmi në Sri Lanka, Meta: Terroristë mizorë përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike

488
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një qëndrimi në rrjetin social “Facebook”, reagoi pas sulmit terrorist të ndodhur në 3 kisha dhe 3 hotele në Sri Lanka

Në reagimin e tij, Kreu i Shtetit e quan sulmin e ndodhur për Pashkë, tepër monstruoz, që godet jo vetëm kristianët, por mbarë njerëzimin.

“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, shprehet Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.