Sulmi në Rusi, PD mesazh ngushëllimi për popullin rus

477
Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet për jetë e humbura në atentatin e ndodhur mesditën e djeshme në Shën Petërburg, Rusi ku nga dy shpërthime terroriste i morën jetën më shumë se 10 personave.

Mesazhi i PD-së:
Partia Demokratike dënon aktin barbar ndodhur në metronë e Shën Petërburgut.

Ne i shprehim dhimbje dhe ngushëllime familjeve të viktimave dhe solidaritet njerëzor me popullin rus.

Ky akt dëshmon se terrorizmi nuk ka ngjyrë, atdhe dhe ideologji.

Ne mbetemi të angazhuar në luftën kundër këtij armiku global të njerëzimit dhe të lirisë.?
Sigal