Sulmet ndaj lirisë së medias/ Boçi: Prapa kësaj është gishti tregues i të marrit

249
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi reagon pas sulmeve të qeverisë ndaj emisionit “Tempora” dhe RTV Ora.

Përmes një postimi në Facebook, Boçi e quan këtë një degradim mental të qeverisjes, ndërsa shton se, ‘kohërat absurde që na imponon regjimi i Ramës, pjellin çdo ditë çmendurira’.

“Mos habitemi dhe për marrëzi të tjera, nëse nuk ka reagim. Por pas kësaj më duket si shaka të analizosh rekordet negative të kësaj qeverisje, për lirinë e medias”, shkruan ndër të tjera ish deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

O tempora! O ora (mores)!

Çfarë degradimi mental i qeverisjes!?

Kohërat absurde që na imponon regjimi i Ramës, pjellin çdo ditë çmendurira. Sulmet ndaj fjalës së lirë të përjetshme, të sanksionuar në librat e shenjtë, kanë kulmuar me kërkesën e një insitucioni të përkohshëm, mbështetur në një akt normativ kalimtar.
Asgjë e rastit!

Prapa kësaj është gishti tregues i të marrit.

Mbyllja e Agon, mbyllja e emisioneve të Rakipit, Krastës, sulmet verbale e fizike ndaj gazetarëve oponentë, hartimi i një ligji persekutues për mediat online, natyrisht do njihnin dhe këtë stad marrëzie ndaj Tempora-s e Ora-s.

Mos habitemi dhe për marrëzi të tjera, nëse nuk ka reagim. Por pas kësaj më duket si shaka të analizosh rekordet negative të kësaj qeverisje, për lirinë e medias.

Nuk ka pikë ta masë atë në Shqipëri.

Liria e medias përfundimisht këtu nuk ekziston.

Ka vetëm luftë nga media të veçanta dhe gazetarë për të ruajtur lirinë e tyre.

Liria e medias do ringjallet vetëm në ditën e rrëzimit të këtij regjimi!