“Sulm i papranueshëm”/ Ambasada britanike reagon për dhunën ndaj Berishës: Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar qëndrojnë krah për krah për shtetin e së drejtës

97
Sigal

Ambasada e Britanisë në Tiranë ka dënuar dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e zhvilluar sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se dhuna nuk ka vend në demokraci dhe se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore.

Ambasada thotë se sulmi ndaj Berishës është i papranueshëm për fjalën e lirë.

Postimi i Ambasadës së Britanisë:

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e se drejtës.