“Studentët pa qeverinë nuk bëjnë dot”, Rama reagon sërish në “Facebook” (VIDEO)

569
Sigal

Kryeministri Edi Rama, reagoi pak më parë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ku shkruhej “Pas pak ftesa”, ndërsa i bshkëngjit posterin: “Dialog për Universitetin, Facebook Live, e hënë, 10 dhjetor, 11:00”.

Pas kësaj ftese kanë reaguar studentët që ndodhen para Ministrisë së Arsimit, ku janë treguar të prerë, se nuk ka negociata.

“Kur miratuan VKM-në nuk na pyetën, nuk kërkuan dialog apo negociata, edhe tani ne jemi të vendosur, kemi dërguar 8 kërkesa, nuk ka negociata. Nëse Kryeministri do, le të vijë në shesh, por jo me fjalë. Me 8 vendime, me kërkesat e pranuar.”

Pas kësaj ka reaguar sërish kryeministri Rama, me anë të një video live nga “Facebook”, i cili shprehet se duhet të bashkohemi të gjithë kundër korruspionit në universitete.

“Studentët pa qeverinë nuk e bëjnë dot sepse nuk kanë autoritet vendimi, e qeveria nuk e bën dot pa ata, sepse janë ata që konstatojnë gjithçka”, – tha Rama.

Më tej ai tha: “Studentët nuk janë pa mëkate, dhe përrallat me dhjetor, t’ua lënë atyre që kanë mbetur vetëm pas fjalëve”.

“Ju pres nesër “Live”, ora 11:00 paradite. Nja dy fjalë për atë punën e ngelësave i kam ruajtur, po mu dha mundësia.”, – tha kryeministri Rama.