Studentët nuk tërhiqen: Do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

456
Sigal

Studentët janë në ditën e 8-të protestës, ku kërkojnë me ngulm jo vetëm plotësimin e kërkesave të tyre, por edhe ndërtimin e një Shqipërie, si e gjithë Europa.

Kauzës së tyre, i janë bashkuar edhe mjaft qytetarë të grupmoshave të ndryshme, ndërsa studentët kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave, që kanë.

“Asnjë media nuk ka sabotuar, asnjë media nuk na ka dezinformuar, falë këtyre kemi sensibilizuar të gjithë qytetarët, për të kaluar natën këtu.

Mos flisni për gjëra që i kemi provuar në kurrizën  tonë. Po fituam këtë kauzë, do fitojmë edhe shumë të tjera. Ne nuk jemi më me Shqipërinë, e duam si gjithë Europa, por do e bëjmë ne së bashku, Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është një shembull i të rinjve europiane, po mbajmë një protestë të qetë”, tha një student.

“Unë jam student i Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Unë jam student në vit të tretë, nuk jam firmë që të rikonstruktoj konviktet. Këto 28 vite, ju nuk keni bërë asgjë, unë nuk jam përfaqësues i një forumi, siç mund të thonë shumë të tjerë. Nuk ke pse dialogun me ne, thjesht plotëso 8 kërkesat”, u shpreh një tjetër.

“Secili mund të jetë është i lirë, ne e rëndësishme është kur kapet ky mikrofon të mos çorientohemi nga pikat që kemi. Kur të fitojmë këtë kauzë, siç protestojmë për Teatrin do protestojmë edhe për shumë të tjera. Ne nuk kemi politikë, jemi shumë të përqëndruar. Slogani ynë ka qenë 8 pika dhe një kauzë. Shoh që të gjithë po kërcënohen, ne mbrëmë nuk e patëm të lehtë, duam të fitojmë kauzën, pastaj me gjërat e tjera”, vuri në dukje një tjetër.