Studentët i përvishen Ramës për ftesën “Dialog në Facebook”: Dil në shesh, vetëm një është zgjidhja

581
Sigal

Kryeministri Edi Rama, reagoi pak më parë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ku shkruhej “Pas pak ftesa”, ndërsa i bshkëngjit posterin: “Dialog për Universitetin, Facebook Live, e hënë, 10 dhjetor, 11:00”.

Pas kësaj ftese kanë reaguar studentët që ndodhen para Ministrisë së Arsimit, ku janë treguar të prerë, se nuk ka negociata.

“Kur miratuan VKM-në nuk na pyetën, nuk kërkuan dialog apo negociata, edhe tani ne jemi të vendosur, kemi dërguar 8 kërkesa, nuk ka negociata. Nëse Kryeministri do, le të vijë në shesh, por jo me fjalë. Me 8 vendime, me kërkesat e pranuar.”

Po ashtu të gjithë në grup kanë shpërthyer në ovacione: “Nuk ka negociata”.

Sipas tyre, të gjithë përpjekjet për t’i përçarë do të jenë të dështuara.

“Negociata e vetme që mund të bëjë me ne është plotësimi i kërkesave”, – tha një tjetër studente.