Strategjia – Lufta kundë kanabisit, do angazhohen dhe Shërbimet inteligjente të Ushtrisë

491
Kryeministri Edi Rama prezanton strategjinë për të luftuar kanabisin. Në shërbim të këtij operacioni policia e shtetit do të ketë dhe shërbimet inteligjente përfshi dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë.

Edi Rama: Shqipëria nuk është territor pa fund. Sot policia e shtetit ka kapacitet maksimal për ta kontrolluar këtë territor metër për metër e centimetër për centimetër. Në shërbim të këtij operacioni policia e shtetit do të ketë dhe shërbimet inteligjente përfshi dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë

Tahiri: Këtë vit do fitojmë luftën

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri premton se këtë vit do të fitohet lufta kundër drogës.

Saimir Tahiri: “Kjo qeveri ka një plan për të luftuar drogën, reformën në drejtësi, për të përmirësuar ekonominë. Këtë vit ne do të fitojmë luftën tonë me drogën, siç fituam luftën me ata që vidhnin energjinë apo ndërtonin pa leje, sic do fitojmë dhe me ata që mbajnë peng drejtësinë
Sigal