Protesta e Opozitës së Bashkuar në orën 12:00 do të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e këtyre 20 viteve të fundit. Skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare të kryeministrit Rama, varfëria, emigrimi, pensionet qesharake, taksat e larta, çmimet marramëndëse, vjedhja e zgjedhjeve, blerja e votës, dhuna policore, PPP, koncesionet, mbajtja peng e opozitës dhe kapja e drejtësisë janë një arsye e madhe se përse qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur rrugën e protestës për largimin e ‘Rilindjes” dhe Kryeministrit Rama. Beteja e gjatë plot zvarritje gjyqësore, për vulën dhe logon e PD, mes Sali Berishës dhe grupimit Alibeaj në PD pritet të marrë një përgjigje nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit paraditen e sotme 3 Marsit. Ndërkohë që në gjykatë do të jepet vlerësimi për vendimin Zhukri që njeh Berishën si të parin e PD, ish kryeministri do t’i prijë një proteste poshtë zyrës së kryeministrit Rama. Berisha tha se kjo protestë është në vazhdën e aksionit politik opozitar për largimin e Edi Ramës.Protesta e thirrur nga opozita për t’u zhvilluar ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka bërë që policia të mobilizohet maksimalisht. Policia ka publikuar në mesditë një plan masash në lidhje me protestën kombëtare, janë zbuluar më shumë detaje rreth mënyrës si do të veprohet për të ruajtur sigurinë para Kryeministrisë. Kështu mësohet se në terren do të jenë të angazhuara edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me efektivët e repartit “Shqiponja”. Nuk do të mungojë në planin e masave as një pike, që përfshin ndërhyrjen e forcave RENEA, të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri, por më të tërhequra. Gjithashtu pritet të ketë survejim mbi godinat e institucioneve, ndërkohë që dyert e kryeministrisë do të vishen me mbështjellëse metalike e njëjtë si në protestat e mëparshme.
Ballina Aktualitet Stina e revoltave qytetare/ Opozita me sytë nga protesta në Bulevardin “Dëshmorët...




















