Stefan Fyle pritet me protesta sot në Tiranë

517
Sigal

Këshilli Europian, ndërsa propozon qeverisë shqiptare nisjen e dialogut për integrim…

Komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle  mbërrin sot për një vizitë në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Fyle pritet t’i propozojë qeverisë shqiptare nisjen e një dialogu të nivelit të lartë politik me Komisionin Europian, në funksion të përshpejtimit të arritjes së objektivave që Brukseli i ka vendosur Tiranës.

Protesta te fuqishme në Tiranë

Sot në Tiranë do të mbahen protesta të fuqishme, për shkak të vjedhjeve të votave në zgjedhjet në Bashkinë e Korçës, si edhe për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri,  të sjella nga Siria. Pas tragjedisë së Gërdecit, skandali i shkatërrimit të armëve kimike, të sjella nga Siria, përbën një tragjedi të re, të përmasave më të mëdha, pasi e kthen gjithë Shqipërinë në një ambjent të ndotur dhe ku , gjithë ujrat  dhe ajri i Shqipërisë,  do të rrezikohen në mënyrë të pandreqshme, për shumë e shumë vite, ndërsa gjithë popullsia do të ekspozohet përballë sëmundjeve vdekjeprurëse, të menjëhershme dhe të ngadalta. Por edhe blerja e votave, e dokumentuar në mënyrë të pakundërshtueshme,  në zgjedhjet e Bashkisë së Korçës, ka shkatërruar gjithë imazhin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, ndaj, këto skandale kanë prishur përfundimisht, të gjitha rrugët dhe urat e komunikimit dhe të arritjes së konsensusit midis maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri, duke larguar kështu edhe çdo mundësi bashkëpunimi, qoftë edhe për çështjet e integrimit të Shqipërisë në BE. Pak kohë më parë, Komisioni i KE-së,  i rekomandoi vendeve anëtare  të BE-së, dhënien e statusit për Shqipërinë si dhe përcaktoi 5 prioritete që duhen përmbushur në mënyrë që të hapen bisedimet për anëtarësim. Dialogu konstruktiv politik dhe konsensusi për reformat që lidhen me integrimin konsiderohet nga Brukseli si një element kyç në rrugën drejt Bashkimit Europian. Mirëpo me protestat e fuqishme, që do të mbahen sot e në vazhdimësi në Tiranë, do të vihet në pikëpyetje të plotë. Kryefjalë e diskutimeve  të eurokomisionerit Fyle me politikanët shqiptarë në Tiranë, mendohet se do të jetë procesi i integrimit, në një kohë kur dhjetori nuk është larg dhe shtetet anëtare të BE-së do të marrin një vendim për dhënien e statusit për Shqipërinë. Pas këtyre protestave dhe skandaleve  politike, që po ndodhin në Shqipëri, nuk dihet sa i sigurtë do të jetë edhe marrja e statusit kandidat i Shqipërisë, edhe në dhjetorin që vjen.

Axhenda- E hënë 12 nëntor
15:00-15:45 Takimi me Presidentin  Bujar Nishani
15:50-16:35 Takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Integrimit Klajda Gjosha
16:35-16:50 Konferencë e përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama
16:55-17:35 Takimi me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta
17:45-18:15 Takimi me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:20-19:05 Takimi me kreun e Opozitës Lulzim Basha
19:15-20:15 Takim me studentët (së bashku me Kryeministrin)