Stefan Fyle, paralajmëron BE: “Mos e lini jashtë “familjes” Ballkanin Perëndimor, se e marrin të tjerët”

453
Sigal

Njeriu që mbajti nga viti 2000 e deri në
vitin 2004 portofolin e përgjegjësit të zgjerimit në komision, Barroso, i
referohet “pauzës” së pranimit të anëtarëve të rinj, të shpallur nga
Jean-Claude Juncker, i cili e ka bërë të qartë se gjatë mandatit të tij, radhët
e Bashkimit Evropian nuk do të shtohen

 

Nëse
Bashkimi Evropian distancohet nga Ballkani perëndimor, të tjerë lojtarë
gjeopolitikë do të përfitojnë menjëherë nga mundësia për të shtrirë influencën
e tyre në këtë rajon.
Ish-komisioneri evropian
i Zgjerimit, Stefan Fyle i dërgon bllokut një mesazh të qartë me deklaratën e
bërë gjatë një konferencë të organizuar nga “think tank”-u belg, “Friends of
Europe”. Fyle, aktualisht i dërguari special për Ballkanin i Ministrisë së
Jashtme çeke, argumenton se ritmi i tanishëm i shtrirjes së BE-së nuk mund të
jetë i vazhdueshëm. Me këtë, njeriu që mbajti nga viti 2000 deri në vitin 2004
portofolin e përgjegjësit të zgjerimit në komision, Barroso, i referohet
“pauzës” së pranimit të anëtarëve të rinj, të shpallur nga Jean-Claude Juncker,
i cili e ka bërë të qartë se gjatë mandatit të tij, radhët e Bashkimit Evropian
nuk do të shtohen.
Por, ndërkohë, Rusia dhe Turqia duket se i
kanë nisur përpjekjet për mbushjen e këtij vakumi. Përpos marrëdhënieve të
ngushta me Serbinë, të përforcuara akoma më shumë pas sulmeve ajrore të NATO-s
gjatë luftës së Kosovës, Moska tani po tenton të ndryshojë edhe drejtimin
politik të Malit të Zi, të anëtarësuar rishtazi në NATO. Turqia nga ana tjetër
ka oreks për ish-territoret e saj otomane ku edhe sot shumica e popullsisë
është myslimane si Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova e disa pjesë të
Maqedonisë. Rexhep Taip Erdogani tani vonë foli për “kufijtë e zemrës” së
Turqisë duke përmendur aty kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin si dhe qytetin
bullgar të Kardzhalit. Për Fylen, progresi i deritanishëm i Ballkanit
Perëndimor në rrugën drejt BE-së është ende tepër i brishtë e nuk mund të mendohet
se është mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapa. Për këtë arsye, arsyeton
ai, çdo mosangazhim i BE-së në rajon do të rezultojë me angazhimin e shpejtë të
forcave të tjera. Fyle thekson gjithashtu se që prej BREXIT-it dhe distancimit
të anëtarëve të bllokut, për vendet e Ballkanit perëndimor, argumenti se “janë
pjesë e Evropës”, nuk pi më ujë.