Në një postim në rrjetet sociale, Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet se shifrat e fundit të EUROSTAT tregojnë gjendjen e vërtetë ekonomike të shqiptarëve, ku 55% e qytetarëve kanë vështirësi për të mbyllur muajin.
Sipas Xhixhos, nuk janë statistikat që gënjejnë, por propaganda e qeverisë, e cila përpiqet të fshehë realitetin e rëndë ekonomik me shifra të stisura dhe deklarata boshe për rritje e mirëqenie.
Postimi:
55% e qytetarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, sipas EUROSTAT.
Nuk është statistika ajo që gënjen. As realiteti. Është propaganda e kësaj qeverie.




















