Spartak Ngjela: Pushtetarët po shkelin Kushtetutën!

351
Sigal

Për Spartak Ngjelën kriza në Shqipëri para se të jetë ekonomike, është morale. Kjo, sipas tij, vjen për shkak të shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga ana e pushtetarëve. “Kriza jonë, para sesa të jetë ekonomike, sigurisht që është morale. Në një vend apo në një shoqëri demokratike, morali barazohet me ligjin, dhe ligji me kushtetutën. Nëse njëra nga dispozitat kushtetuese shkelet dhe shkelësi s’ka pasojë, nuk është bërë vetëm një shkelje: në të vërtetë është rrëzuar vetë sistemi. Dhe, nëse pyesim se përse nuk funksionon sistemi ynë demokratik, përgjigja është: sepse qeveritë kanë shkelur që të gjitha kushtetutën”. Sipas tij, në Shqipëri nuk do të ketë kurrë reformë në drejtësi, përderisa në pushtet do të qëndrojnë dhunuesit e ligjit dhe të kushtetutës, shkruan Tema.“Përderisa ligji dhe Kushtetuta demokratike e një vendi është kundër tiranisë, patjetër që ligji është vetë tirani. E pra, kjo është arsyeja që kurrë nuk do të kemi në Shqipëri një reformë në drejtësi, përderisa të jenë në pushtet grabitësit dhe dhunuesit e kushtetutës. Dhe kjo është arsyeja që europianët si politikë, në çdo rast duan një reformë shqiptare në drejtësi. Kurse këta tanët, bëjnë sikur. Por, askush nuk do t’i besojë. Kurrë mos mendoni se evropianët do të të japin para për të dalë nga gjendja inaktive e shoqërisë, sepse nuk mund të lejojnë që paratë e popujve të tyre të shkojnë në xhepat e “Berishëve” dhe “Metave”, apo të klanit “Rama”,- shprehet ai. Ndërkohë, Ngjela ironizon Kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke thënë se, një dash i vendosur nga ujqërit e rrëzuar të pushtetit, nuk mund të hetojë korrupsionin e këtyre ujqërve.