Spartak Ngjela: merika dha ultimatum për zgjedhjet! ‘Shpërthen’ Adi Krasta: Ambasadori gënjeu shqiptarët, cilës…

1553
Sigal

Debate në emisionin “A Show” mbrëmjen e sotme mes moderatorit Adi Krasta dhe të ftuarit në studio, avokatit Spartak Ngjela.

Ngjela tha se nga Amerika është dhënë një ultimatum për zgjedhjet dhe opozitën.

“Qarqe të larta i kanë thënë opozitës: Po vazhduat kështu do ju konsiderojmë organizatë të dhunshme. Janë organizatat terroriste dhe të dhunshme, që të dyja marrin bllok dhe s’hyjnë dot në Perëndim. Amerika ka nënshkruar marrëveshje me gjithë perëndimin. Opozita është në lëvizje antiamerikane”, tha Ngjela.

Në replikë, Krasta solli në kujtesë aktivitetin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Ambasadori amerikan i gënjeu shqiptarët për peshq të mëdhenj. Asnjë nuk u arrestua. Tani e drejton një e ngarkuar me punë tërësisht anonime. Cilës Amerikë i referoheni ju?!”,u shpreh.