SPAK dërgoi në gjyq ish-kryebashkiakun e Pogradecit e 5 ish-zyrtarë, Vasili: Asnjë surprizë! Drejtësia me regji u spostua për të dhënë shfaqje

180
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook pas lajmin se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dërguar në gjyq ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, dhe pesë zyrtarë të tjerë.

“Estrada shëtitëse, drejtësia me regji, shfaqje në Pogradec!! Asnjë surprizë!! Ashtu siç edhe pritej drejtësia me regji u spostua për të dhënë shfaqje në Pogradec.”- shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Estrada shetitese,drejtesia me regji, shfaqje ne Pogradec!!

Asnje surprize!!

Ashtu siç edhe pritej drejtesia me regji u spostua per te dhene çfaqje ne Pogradec.

Ashtu pritet edhe “permbytja” me regji e mediave me lajmin e “madh” te tenderit te druve te zjarrit te Bashkise Pogradec te disa viteve me pare si dhe te dy puntoreve, qe i kane vene drynin nja dy shkollave per votimet moniste te 30 qershorit 2019, ashtu priten edhe ca deklarata emocionuese nderkombetaresh, ashtu priten edhe ca analiza “metereologjike” analistesh, qe do tregojne qe nga “shenjat” do bjere shi “drejtesie” ne atdhe.

Nga Lushnja ne Pogradec, Estrada shetitese drejtesia me regji vazhdon turneun e çfaqjeve ane e mbane atdheut.

Pritet data e shfaqjes se radhes.

Ne Tirane nuk do te kete çfaqje se ketu eshte teatri, inceneratoret, krimi zgjedhor i 25 prillit, tenderat sekrete qindra milionesh te qeverise etj etj ndaj cfaqja e Tiranes eshte anulluar nga Estrada shetitese apo drejtesia me regji!