Spaho: Nëse situata e pandemisë zgjat do të kemi rënie të GDP deri në 6 %

271
Sigal

Gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, foli mbi situatën pandemike që po kalon vendi.

Kujtojmë se opozita ka shprehur shumë rezerva në lidhje me masat e qeverisë sa i përket situtatës pandemike. Denoncimet e saj konsistojnë me bllokimin e ekonomisë si dhe bërjen e shumë tenderave me – fishin e çmimit relal.

Ndërsa sa i përket masave në sistemin shëndetësor opozita ka bërë propozime ku më i spikaturi është ai në lidhje me rritjen e numrit të testimeve.

Spaho në fjalën e tij është ndalur tek masat ekonomike të qeverisë ku sipas tij biznesi i vogël është më i godituri. Sipas ish-deputetit masat janë kontradiktore pasi nuk ka nevojë nuk të merret kredi nëse nuk nuk ka punë dhe lëvizje të xhiros, kjo deklaratë e tij vjen në sajë të vendimit të qeverisë për lehtësinë në marrjen e kredive.

“Nëse kjo situatë zgjat deri në gusht GDP do humbë 6 %”, -tha Spaho.

Spaho tha “se masat e marra ishin të vonuara dhe si pasojë e kësaj situate do ketë shumë ndikime negative në jetën sociale dhe ekonomisë familjare dhe ekonominë e vendit”.

Në lidhje me propozimet e opozitës Spaho tha se nuk janë marrë parasysh duke përmendur koncesionet që nuk janë anuluar.