Spaho: Mori fund maskarada antikushtetuese e Ramës kundër Presidentit

278
Sigal

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar gjatë ditës së sotme pas votimit në kuvend të komisionit që do shkarkonte Presidentin Meta.

“Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur”, shkruan në postimin e tij Spaho.

Ja deklarata e Patisë Demokratike, nga Nënkryetari Edmond Spaho

Sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

U provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

Votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.