Spahiu thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime, demokracia varen nga rrjedha që do të marrë dita e diel

142
Sigal

Kreu i LSI-së së Tiranës, njëherësh edhe kandidati me numrin 5 në listën e qarkut të Tiranës, Përparim Spahiu, i është drejtuar të gjithë qytetarëve, me thirrjen për të dalë masivisht në votime, sepse siç edhe ai e thekson, demokracia varen nga rrjedha që do të marrë dita e diel.

”E dimë mirë çfarë ka prodhuar ky pushtet i drejtuar nga njerëz të papërgjegjshëm. Prandaj të dashur miq, e diela është dita dhe momenti historik për ti dhënë të drejtë demokracisë, për ti dhënë fuqi votës, dhe për ti dhënë shpresë Shqipërisë. Dilni masivisht në votime sepse demokracia, drejtësia, shteti, dhe e ardhmja e Shqipërisë varen tërësisht nga rrjedha që do të marrë dita e diel. Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e pakufishme që më keni dhënë, dhe uroj e besoj që do ta finalizojmë me sukses angazhimin tonë për t’ua rikthyer Shqipërinë shqiptarëve”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë 

Të dashur miq, mbështetës e qytetarë të Qarkut të Tiranës! E diela e 25 prillit nuk është një ditë e zakonshme, ajo është një ditë historike që do të përcaktojë të ardhmen e Shqipërisë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Është padyshim obligimi qytetar i çdokujt prej nesh që këtë të dielë si asnjëherë më parë t’u drejtohemi masivisht kutive të votimit, të marrim me vete edhe familjen e miqtë tonë dhe të gjithë të shkojmë të votojmë.

Dita kur ndajmë njëherë e mirë të shkuarën nga e ardhmja, stanjacionin nga progresi, dhe papërgjegjshmërinë nga qytetaria. Ndaj me anë të këtij mesazhi dua t’ju drejtohem të gjithëve, juve që ju kam takuar personalisht gjatë kësaj fushate intensive, por edhe gjithë juve që mbase nuk ka qenë e mundur të takohemi fizikisht.

E dimë mirë çfarë ka prodhuar ky pushtet i drejtuar nga njerëz të papërgjegjshëm. Prandaj të dashur miq, e diela është dita dhe momenti historik për ti dhënë të drejtë demokracisë, për ti dhënë fuqi votës, dhe për ti dhënë shpresë Shqipërisë.

Dilni masivisht në votime sepse demokracia, drejtësia, shteti, dhe e ardhmja e Shqipërisë varen tërësisht nga rrjedha që do të marrë dita e diel. Ju falenderoj përzemërsisht për mbështetjen e pakufishme që më keni dhënë, dhe uroj e besoj që do ta finalizojmë me sukses angazhimin tonë për t’ua rikthyer Shqipërinë shqiptarëve.