Nga Përparim Spahiu
Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qendrore do ta bënte.
Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.
Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit d.m.th. rënie të konsumit.
Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!
Un theme se jo.
Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,
vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,
vendi me kostot më të larta të prodhimit,
vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,
vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,
ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!