Spahiu: Indeksi i Baselit i vë vulën, Shqipëria është kthyer në vend të pastrimit të parave

264
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka reaguar lidhur me indeksin e Baselit, ku thuhet se Shqipëria ështlë vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë për pastrimin e parave.

Reagimi i plotë i Spahiut

Indeksi i Baselit, pas Moneyval, i vë vulën që Shqipëria është kthyer në vend të pastrimit të parave.

Renditemi në vendin e dytë në Europë, pas Turqisë, si vendi me risk të lartë të pastrimit të parave.

Problemeve të konkurushmërisë, uljes së produktivitetit të ekonomisë, problemeve që krijohen nga luhatjet e kursit të këmbimit apo dhe problemeve sociale i shtohet ai më shqetsuesi për situatë ku gjëndet ekonomia sot.

Ulje drastike të investimeve të huaja direkte.

Ky fakt tregon edhe arsyet se pse këto investime janë në nivelet më të ulëta historike. Prej vitesh nuk dëgjojmë emra investitorësh të huaj në Shqipëri. Askush nuk investon në një ekonomi ku është vrarë konkurushmëria dhe stimulohet paraja e zezë.

Prandaj jo vetëm investirorë të huaj por dhe vendas nuk zgjedhin më Shqipërinë por Maqedoninë.

Të dhënat e fundit flasin për rreth 1.3 miliardë euro që po investohen në Maqedoni nga bizneset shqiptare.

Pa as më të voglin dyshim Rilindja mund të quhet kampione e rekordeve negative në çdo sektor.