Spahiu: Gjendja ekonomike kaotike, po dënohen mbi 20 mijë hallexhinj

624
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka sjellë disa raste rrëqethëse të personave që kanë dal jashtë sistemit të ndihmës ekonomike.
Sipas Spahiut, sistemi i kësaj qeverie po dënon shumë më shumë se 20 mijë personat që po deklarohen.
“Kjo është çështje shumë e ndjeshme. Më vjen keq që në vitin 2018 ka ende histori të tilla. Opinioni publik duket i lodhur dhe është lodhur qëllimisht…është një person që drejton gjithccka, ska qeveri as kuvend. 20 mijë persona që u lanë jashtë nga skema janë pak, janë shumë më shumë qytetarë që po e pësojnë nga ky personi që është në krye. Pra, është një gjendje kaotike me të varfërit. Avokati i Popullit ka nxjerrë një akt kërkesë për vlerësimin e minimumit jetik…”, u shpreh deputeti i ftuar në emisionin 360grade
Sigal