Spahiu: Duhet revolucion, Shqipëria po shitet

738
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, reagoi ashpër lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm grek për ndarjen e detit me Shqipërinë. “Duhet revolucion, Shqipëria po shitet”, u shpreh Spahiu në rrjetet sociale. Gjithashtu, vendimin e diskutuar të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, për faljen e 12 miljeve detare Greqisë, e sheh të njëjtë si me vendimin për armët kimike. Në një lidhje direkte me studion e lajmeve të Syri.net, Spahiu tha se Rama po tenton të provojë presionin popullor. Sipas tij, nëse populli do të reagojë njësoj si për armët kimike Rama do të tërhiqet nga kjo marrëveshje me Ciprasin dhe do t’i thotë atij se nuk do populli shqiptar që kjo marrëveshje të realizohet. “Rama po tenton të provojë presionin popullor. Ai do ta mbajë mirë si me Athinën ashtu dhe me elektoratin. Pra nëse do të kemi një presion të fortë popullor, Rama do t’i thotë Ciprasit, se unë dua ti kaloj 12 milje det Greqisë, por kam presion të fortë nga populli, ashtu siç bëri me plehrat kimike”, deklaroi Spahiu. Ish-kryetari i Aleancës Kuq e zi, nga Brukseli e ka cilësuar skandaloze vendimin e fundit të qeverisë shqiptare për t’i falur 12 milje det palës greke. Spahiu tha se as Toka dhe as deti nuk janë pronë private e kryeministrit, dhe nuk mund të merret asnjë vendim pa u debatuar më parë në Kuvend. Ndërsa është shprehur i zhgënjyer nga mosreagimi i opozitës për këtë çështje. “Natyrisht që do të isha bashkë me eksponentët e shoqërisë civile. Ne kemi qenë dy herë ku dhe jemi arrestuar, pasi protestuam për vendimet e e Ministrit Ditmir Bushati. Aty duhet të jetë Lulzim Basha sëbashku me 200 mijë qytetarët që protestuan 4 ditë më parë. Jam i habitur për këtë heshtje të opozitës. Shihni çfarë ndodh në Kosovë, ku opozita proteston çdo ditë për demarkacionit. Si ka mundësi që në Shqipëri opozita hesht, është e papranueshme”, tha Spahiu. Sipas tij, Kushtetuta parashikon sanksione të veçanta kur diskutohet çështja e integritetit territorial. “Toka dhe deti nuk janë pronë e kryeministrit, këto janë çështje që duhet ti nënshtrohen një debati transparent në Kuvend. Nëse këto nuk diskutohen në parlament atëherë çfarë do të diskutojmë martesën burrë me burrë. Qeveria dhe opozita kanë detyrimin të debatojnë para mediave shqiptare, çdo mbrëmje. Duhet të të rrethohet parlamenti”, tha Spahiu.
Sigal