Sot seancë plenare, deputetët e Berishës përplasen me gardistët

45
Sigal

Tensione në hyrje të Kuvendit, teksa sot mbahet seancë plenare. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.

Kryeministri Sali Berisha është përplasur sot me punonjësit e Gardës së Kuvendit.

“Edmond Bego është njeri që rezulton i regjistruar në Ministrinë  e Brendshme, është i implikuat i akuzuar për vrasjen e Namik Gurës. Është kriminel që nxori nga komisariati, djalin e bosit. Ka bërë disa trafikime, në Itali me Pëllumb Gjokën, një njeri që nisi karrierën e tij si politikan me trafik të qenieve njerëzore. Është personi i cili ne instesivisht me garancinë  e tenderave ai është Taulanti. U përzgjodh nga Rama, kjo se implikimet e Ramës janë disa herë më të mëdha se të Taulantit”, u shpreh Berisha.