Sot në përvjetorin e Recakut një apel për Ramen: Anullo vajtjen në Beograd për “Jugosllavinë e Re” e Vucic si Car të saj!

440
Sigal

Nga Tritan Shehu

Do të ishte një tallje ajo jo vetëm për Recakun, do të ishte shumë më tepër.

Do të ishte një tjetër thikë mbas shpine për Kosoven, një shkelje me shumë e interesave tona kombëtare, një nëpërkëmbje e vuajtjeve, kalvarit dhe e aspiratave për Perëndim e Europë të popujve të Rajonit.

Do të ishte një “shplarje krimesh” si ai i Recakut edhe për ata, që nuk po e pranojnë edhe sot si të tillë, do të ishte edhe si një “pastrim” për ata që sulmuan ambasadën e një vendi të NATO-s pikërisht në Beograd, pa u dëgjuar akoma prej jush asnjë pozicionim.

Edhe si President i OSBE duhej ta bënit atë, dhe tashmë nuk ju lejohet të ndërmerni atë udhëtim me të tilla mesazhe komprometuese për atë organizate.

Nqs nuk mund të neglizhoni “këshillat” e ardhura prej Lindjes, do tju rekomandoja qe rrugëtim për Beograd ta realizoni nëpërmjet Kosovës, autostrada është tashmë.

Besoj se ai udhëtim me kosovarët rrugës do tju ”bindi” për të mos vazhduar më tej, për ta “ndalur vrapin” diku në Prishtinë, duke shërbyer kjo dhe si një justifikim për ju përballe ideatorëve të atij “Mini Shengen”, pikërisht për pa mundësinë e vazhdimit…