Sot në orën 12.00 studentët përpara MASR në Protestë

419
Sigal

Sot zhvillohet protesta kombëtare e Studentëve

Sot në orën 12 të gjithë studentët e universiteteve publike nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar kudër qeverisë, pasi, siç deklarojnë studentët janë shumë të zhgënjyer, sepse kryeministri Rama dhe qeveria nuk kanë plotësuar asnjë nga kërkesat e parashtruara në janar, ndërsa “Pakti për Universitetin” rezultoi një mashtrim. Studentët pardje në takimin e tyre në Korçë u shprehën se “Pakënaqësia është rritur dhe pakti për Universitetin i paraqitur nga qeveria ka dështuar. Pikat ose janë gjysmë plotësuar ose nuk janë realizuar fare. Protesta do të vazhdojë për të njëjtat kërkesa, por edhe kërkesa të tjera. Të parat nuk janë plotësuar. Jemi të zhgënjyer. Në këtë protestë do të ketë kërkesa të reja të studentëve. Tani kërkojmë plotësimin e kërkesave mundësisht edhe të disa kërkesave të tjera. Studentët kanë menduar një protestë një ditore ndërsa fati i saj do të përcaktohet nga pjesëmarrja e sotme.