Sot diskutimi në Komisionin e Venecias, Meta: Kam respektuar gjithmonë Kushtetutën

305
Sigal

Komisioni i Venecias është mbledhur sot në një seancë, ku do të diskutohet dhe opinioni për Gjykatën Kushtetuese. I pyetur mbi pritshmëritë e këtij vendimi, Presidenti Ilir Meta tha sot në konferencën për mediat se ai tha se nuk ka pritur asnjëherë veridiktet nga Venecia për veprimet e tij si president, pasi është bazuar gjithmonë tek Kushtetuta.

Mes të tjerash ai theksoi se shpreson që Komisioni i Venecias të ruajë integritetin e saj. “Asnjëherë s’kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si presidenti i Republikës, pasi kam respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ajo është bërë sipas vet rekomandimeve të Venecias. Nuk pres që të dëgjojë konkluzionet e Venecias. Kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë. Shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj”,- tha Presidenti Meta.