Sot 3.3 milionë shqiptarë votojnë për të zgjedhur kryetarët për 61 bashki

437
Zgjedhjet vendore që mbahen sot në Shqipëri konsiderohen mjaft të rëndësishme për reformimin e qeverisjes vendore dhe ecurinë e procesit të integrimit. Këto janë zgjedhjet e shtata lokale që mbahen në vend, që nga viti 1991. Qytetarët shqiptarë votojnë sot për kryetarët e rinj të 61 bashkive dhe për 1595 vende në këshillat bashkiakë sipas ndryshimeve që solli reforma territoriale, që reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore. 62 subjekte politike janë regjistruar zyrtarisht në KQZ për të konkurruar në garën elektorale, 57 nga të cilat janë grupuar në dy koalicione.
Koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i drejtuar nga Partia Socialiste, grupon 37 parti, ndërsa koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, i drejtuar nga Partia Demokratike, grupon 15 parti. 11 parti garojnë të vetme. Nga kandidatët e regjistruar në shkallë vendi për kryebashkiakë vetëm 15 prej tyre janë femra. Të regjistruar në listat e votuesve figurojnë 3.382.295 zgjedhës. Ditën e votimeve do të funksionojnë 5299 qendra votimi. Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e zgjedhjeve është pasaporta biometrike ose letërnjoftimi elektronik. 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor do të administrojnë procesin.
Në total janë prodhuar 6.876.366 fletë votimi, ku 3.437.683 janë fletë votimi për kryetarët e bashkive, ndërsa 3.438.683 të tjera janë për anëtarët e këshillave bashkiakë. Në zgjedhjet e këtij viti janë mbi 143 mijë të rinj që do të votojnë për herë të parë. Votimi është hapur në orën 7:00 dhe mbyllet në orën 19:00. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Sipas Kodit, sot nuk lejohet që kandidatët apo subjektet politike të bëjnë
I gjithë procesi do të monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, 274 prej të cilëve janë përfaqësues të ODIHR-it. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë e për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 6699 forca policore vetëm për Qendrat e Votimit.propagandë elektorale. Ora 07:00- Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit. Gazetarët e Neës24 kanë raportuar nga dy qendra votimi në kryeqytet: ajo tek Akademia e Arteve, ku pritet të votojë edhe kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi si dhe tek shkolla “Ismail Qemali”. Edhe në Durrës janë hapur qendrat e votimit.
Sigal