Soreca dhe Meta takim 50 minuta në Presidencë. Ja çfarë u diskutua mes tyre

67

Zbardhen detaje nga takimi i sotëm i ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, me kreun e Shtetit Ilir Meta, zhvilluar në Presidencë.

Takimi zgjati rreth 50 minuta dhe mësohet se Ambasadori dhe Presidenti diskutuan për situatën aktuale politike dhe prioritetet e procesit te integrimit ne BE.

Ky takim vjen në nisje të sesionit politik, i cili pritet të jetë me debate nga ana e mazhorancës dhe opozitës.

Pak ditë më parë, Presidenti Meta dekretoi 25 prillin si datën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.