Sondazhi/ Shqiptarët po qeverisen në interes të grupeve të caktuara, 53% e brezit të ri pesimist për ardhmen dhe papunësinë

67
Sigal

86% e të anketuarve thanë se korrupsioni mbetet problemi më serioz në Shqipëri. Skandalet e inceneratorëve dhe sterilizimit duket se kanë forcuar edhe më shumë bindjen e shqiptarëve për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, teksa vijon të mbetet i lartë niveli i korrupsionit në institucione zyrtare

Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi një sondazh për Shqipërinë, sondazh i cili mori opinionin e 1800 qytetarë mbi 18 vjeç, të pyetur në të gjithë vendin. Sipas qytetarëve të pyetur, për 86% prej tyre korrupsioni mbetet problemi më serioz në Shqipëri. Skandalet e inceneratorëve dhe sterilizimit duket se kanë forcuar edhe më shumë bindjen e shqiptarëve për nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, teksa vijon të mbetet i lartë niveli i korrupsionit në institucione zyrtare. Pjesa më e madhe e tyre u shprehën se korrupsioni më i përhapur në bashkitë është vjedhja, keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve dhe rryshfetet, ndërsa afro 53% e tyre u shprehën se janë pesimistë për të ardhmen që ka brezi i ri në vendin tonë. Në sondazhin e publikuar nga IRI, pjesa dërrmuese e të anketuarve (63 për qind) renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë (40 për qind e tyre), si dhe më tej korrupsionin dhe migracionin. Pjesa më e madhe e tyre (mbi 60 për qind) pohuan se këto shqetësime kryesore do të ishin përcaktuese në votën e tyre për këshill bashkiak, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Afro 60 për qind e të anketuarve pohuan se vendi po qeveriset në funksion të interesave të grupeve të caktuara, ndërsa 38 për qind thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve. Afro 53 për qind e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43 për qind shprehen optimist për të ardhmen. Megjithatë, rreth 58 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe 39 për qind se ai po shkon në drejtimin e gabuar. Rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë, pjesa tjetër janë mosbesues dhe më frikë nga e ardhmja. Afro 90 për qind e të anketuarve mendojnë se këshilltarët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojnë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimin nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashkiakët. Keqqeverisja është një tjetër problem madhor për qytetarët, pasi rreth 60% e tyre thanë se vendi po qeveriset në interes të grupeve të caktuara.

90% e të anketuarve mendojnë se këshilltarët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojnë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimin nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashkiakët

Rreth 54 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërsa afro 44 për qind ishin të pakënaqur. Ata shprehen edhe për komunikimin e pakët që kanë me pushtetin vendor pas zgjedhjeve si me bashkiakët, këshilltarët dhe administratën bashkiake. Afro 90 për qind e të anketuarve mendojnë se këshilltarët socialistë dhe opozitarë duhet të komunikojnë më shumë me qytetarët, por janë të ndarë në dysh në perceptimin nëse këshillat kanë më shumë apo më pak pushtet krahasuar me kryebashkiakët. Në sondazh, 87 për qind e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësinë që të votojnë në Shqipëri Rreth 60 për qind e të anketuarve pohojnë interesimin e tyre të lartë për lajmet, kryesisht nga televizioni dhe mediat sociale, ndërsa më të besueshme për ta janë televizionet me licenca kombëtare. Afro 90 për qind e tyre pohojnë se gjithsesi zotërojnë një telefon të lidhur me internetin, ku përdorin thuajse përditë aplikacione informacioni. Për qytetarët, ka një zgjidhje kundër korrupsionit. Kjo zgjidhje është Prokuroria e Posaçme, pasi 69% e tyre kanë besim se SPAK mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike. Sipas Voa, drejtori i IRI për Evropën e sheh inkurajuese  mbështetjen e popullit shqiptar kundër korrupsionit. “Është inkurajuese të shohësh që shumica e popullit shqiptar mbështesin përpjekjet anti-korrupsion, që po bëhen në vend. E ardhmja e Shqipërisë bazohet në suksesin e luftës kundër korrupsionit, i cili po sfidon veçanërisht klimën politike të polarizuar skajshëm në vend”, tha Paul Mçarthy, drejtori i IRI-it për Europën në një deklaratë për shtyp.

NOA