SONDAZHI/ PD-LSI fitojnë zgjedhjet me 62%, PS vetëm 38%

801
Sigal

Një sondazh online me mbi 4500 votues nxjerr fitues koalicion PD-LSI  me 62 % në zgjedhje, përballë 38 % të Ps-së.

Sondazhi i organizuar nga portali newsbomb.al u hap mbrëmë dhe votimet vazhdojnë ende sot, por PD-LSI vazhdojnë të kryesojnë bindshëm, duke lënë pas shumë PS-në. Pyetja në sondazh ishte:  Nëse zgjehdjet do të mbaheshin nesër, kë do të votonit?

Dhe përgjigja e shumicës dërrmuese të qytetarëve ka qenë koalicioni PD-LSI, duke nxjerrë në humbje të thellë PS-në.

Madje në këtë pikë, PS-në e Ramës nuk e kanë ndihmuar “ushtarët” online, të cilët shpesheherë bëhen pjesë në këto sondazhe për ti dhënë në publik forcës në pushtet një mbështetje që nuk e ka. Kështu një mesazh është zbuluar pranë stafit të Ramës, ku kërkohet nga “ushtria online” që të votohet sa më shumë për PS-në.

E megjithatë, aq shumë vrer ka mbjellë kjo qeveri, sa nuk po mund të shtypë vullnetin e popullit as me vota fake.