Sokol Sadushi emërohet për herë të dytë në krye të Shkollës së Magjistraturës

536
Sigal

Në krye të Këshillit Drejtues të Magjistraturës është emëruar drejtor Sokol Sadushin. Për Sadushin ky është një mandat i dytë në krye të Magjistraturës. “Sot, më datë 14.11.2018, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, emëroi z. Sokol Sadushi drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat të dytë katërvjeçar.”, thuhet në njoftim e këtij institucioni. Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros. Ai ka qenë Anëtar i Bordit të Administratës Publike pranë Fondacionit Soros në vitet 2001-2005. Ish-Kryeprokurori Adriatik Lalla e cilëson si njeriun e Sorosit në Reformën në Drejtesi.