Sokol Olldashi : “Vendosja e Albpetrolit në kontrollin e Koço Kokëdhimës”

453
Sigal

Më 22 Qershor, pata publikuar një shkresë të turpshme të degës lokale të Partisë Socialiste Korçë, dërguar z. Edi Rama. Për fat të keq, gjithçka po ndodh me administratën shqiptare, është pikërisht ne frymën e kësaj shkrese. Vendosja e Albpetrol-it nën kontrollin e Koço Kokëdhimës është e turpshme. Qytetarët e Fierit nuk prisnin që vendimi i parë i qeverisë “Rama” për ta të ishte vendosja e ndërmarrjes më të madhe në Shqipëri, nën kontrollin e Koços. Turp!

PD-ja: Rama ja dorëzoi naftën klanit të tij privat

PD-ja akuzoi Kryeministrin Rama se kërkon të vendosë asetet kombëtare , shërbimet, dhe pasuritë e shqiptarëve në duart e klanit të tij privat. “Drejtori i ri i Albpetrol njihet si personi më i afërt dhe i besuar i Koço Kokëdhimës, që ka drejtuar për vite me radhë firmat e tij private. Pa kaluar dy javë nga marrja e detyrës, Rama po shpërblen botuesin, mikun dhe ideologun e tij, Kokëdhima.  Ky është një emërim në konflikt të pastër interesi. Kjo pasi z. Puka do të jetë titullari i një institucioni me të cilin z. Kokëdhima ka marrëdhënie biznesi dhe debit-krediti, dhe Puka deri më sot ka qenë administratori i firmave të z. Kokëdhima”, thekson zëdhënësja. Sipas saj, me emërimin e sotëm, mesazhi i Ramës për shqiptarët është: unë do të qeveris si të dua vetë, me kë të dua vetë. Do të qeverisë për të shpërblyer miqtë dhe klientët mi. Do të qeveris pa respektuar ligjet dhe normat publike”. “U deshën më pak se dy javë për të vërtetuar denoncimet e PD-së mbi modelin Rama. U deshën më pak se dy javë për të parë se në duart e kujt ka rënë qeveria e vendit” theksoi zëdhënësja e PD-së.

 Sali Berisha

 Ditë e zezë ne historinë e kleptokracisë! Kokëdhima mori naftën e vendit!

Kreu i kupolës së miliarderëve dhe de fakto nënkryetar i PS, Koço Kokëdhima, merr naftën e vendit. Rama emëron drejtor të Albpetrol-it, drejtorin e gazetës Shekulli dhe klubit Apollonia të Fierit të Koço Kokëdhimës. Kjo është ditë e zezë në historinë e kleptokracisë Rama -Kokëdhima. Qytetare dhe qytetarë ja si po përdorin votën, besimin tuaj, kleptokratët në pushtet dhe ky është vetëm fillimi! sb