Socialistët harrojnë të bëjnë zgjedhjet në Gjirokastër

442
Sigal

Procesi farsë i zgjedhjeve, PS-ja “harron” të zhvillojë zgjedhje në Gjirokastër
Dje ka përfunduar procesi zgjedhor i brendshëm në PS, duke zgjedhur kryetarët e rinj të degëve lokale. Ky proces ka qenë më tepër farsë se sa një garë e mirëfilltë mes socialistëve. Veç përplasjeve verbale e fizike, si ai në Peqin fjala vjen, akuzave e sharjeve në Durrës apo edhe çudisë në Pukë, ku kryetari i ri nuk u zgjodh dot ndonëse ishte i vetëm në garë, pati edhe degë ku nuk u zhvilluan fare zgjedhjet. Një prej tyre është Gjirokastra. Fillimisht strukturat lokale të kësaj dege zyrtarizuan tre kandidatë: Bledi Kaçi, Gentian Llogo dhe Matilda Gushi. Por edhe pse data 15 janar ishte lënë si afati i fundit për zhvillimin e zgjedhjeve në PS, në degën e Gjirokastrës nuk u zhvilluan. Përfunduan zgjedhjet në degët bashkive të tjera të këtij qarku, por jo për Bashkinë Gjirokastër. Deri më tani s’ka asnjë shpjegim zyrtar, përse kjo nuk ndodhi. Burime thonë se procesi për Gjirokastrën u bllokua për shkak të përplasjeve të brendshme në këtë degë dhe mosgjetjes së dakordësisë mes tre deputetëve; Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo.